Bota

E dhimbshme/ Polici vret veten dhe dy vajzat në Holandë

10 Shtator 2019, 10:13 Nga DOSJA
E dhimbshme/ Polici vret veten dhe dy vajzat në Holandë

HOLANDË Një ngjarje e rëdnë ka ndodhur në Hollandë në qytetin Dordrecht HAGUE, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 3 persona.

Lajmi është bërë  i ditur nga policia Holandeze teksa përmes një postimi të shkurtër ku mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda një banese, ku kryefamiljari ka vrarë veten dhe dy vajzat, ndërsa gruaja e tij ka mbetur e plagosur.

Sipas mediave të huaja autori i sulmit është një polic i cili ka qëlluar familjarët e tij, por kjo akoma nuk është konfirmuar nga policia.

Në artikull thuhet se autori ka vrarë edhe vetën pas krimit që bëri në familje.

Mësohet se viktimat janë dy vajza të moshës 8 dhe 12 vjeçe, ndërsa gruaja e tij është në gjendje të rëndë.

Shkak për këtë sulm mund të jetë bërë fakti që çifti ishte në fazën e divorcit, por jetonin akoma në të njëjtën shtëpi.

Ndërkohë policia gjendet në vendin e krimit dhe po heton mbi zbardhjen e ngjarjes, teksa akoma nuk ka nxjerrë një njoftim zyrtar për ngjarjen.

Burimi: ABC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 1 i plagosur 3 të vdekur holande sulm me arme 1 i plagosur 3 të vdekur holande sulm me arme

Sondazh

Poll