Bota

Palmer: SHBA-ja sërish e përqendruar në Ballkanin Perëndimor

9 Shtator 2019, 17:59 Nga DOSJA
Palmer: SHBA-ja sërish e përqendruar në Ballkanin Perëndimor

SHBA- Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mathhew Palmer, tha se me emërimin e tij në këtë pozitë, SHBA-ja tregon se është sërish e përqendruar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Palmer i bëri këto komente të hënën në Podgoricë, në takim me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq. Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e Markoviqit, Palmer tha se Mali i Zi është shteti më i suksesshëm multietnik në rajon dhe se “nuk është rastësi që Mali i Zi është shteti i parë që viziton pas marrjes së detyrës”.

Palmer u emërua përfaqësues për Ballkanin nga Departamenti amerikan i Shtetit më 30 gusht. Duke e uruar për këtë post, Markoviq tha se vendimi për emërimin e Palmerit paraqet mundësi reale për përshpejtimin e realizimit të qëllimeve strategjike dhe se kontribuon në stabilitetin e gjithë rajonit.

Markoviq e cilësoi Palmerin si “njohës të shkëlqyeshëm të Ballkanit”. Duke folur për Malin e Zi, Markoviq theksoi “suksesin e politikës ekonomike të Qeverisë”, e cila, sipas tij, jep “rezultate të shkëlqyeshme në zhvillim”. Palmer bisedoi edhe me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

(Marrë nga REL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota deklarata e palmer mathew palmer vemendja e shba ne ballkan deklarata e palmer mathew palmer vemendja e shba ne ballkan

Sondazh

Poll

Bota 9 Shtator 2019, 17:52

Përdhosja e flamujve,  institucionet heshtin

AUSTRALI– Asnjë reagim nga institucionet vendase në lidhje me përdhosjen e flamujve shqiptar, grek e bullgar, nga ana e emigrantëve maqedonas një ditë më ...