Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ Certifikohen 21 subjekte politike, gjithsej 685 kandidatë për deputetë

9 Shtator 2019, 17:56 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ Certifikohen 21 subjekte politike, gjithsej 685

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë në një mbledhje të zhvillaur sot ka certifikuar 21 subjekte politike me gjithsej 685 kandidatë në garën për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Sipas njoftimit nga ky institucion gjithsej janë certifikuar 18 parti politike, 2 koalicione dhe një kandidat i pavarur.

Ndryshe, të gjitha partitë politike, edhe në zgjedhjet e parakohshme, kanë respektuar kuotën gjinore. Partitë politike kanë pasur kohë deri në mesnatën e së premtes që të dorëzojnë listat me kandidatë për deputetë në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Zgjedhjet e reja në Kosovës mbahen pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosova ne zgjedhje regjistrohen partite zgjedhjet ne kosove kosova ne zgjedhje regjistrohen partite zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 9 Shtator 2019, 17:52

Përdhosja e flamujve,  institucionet heshtin

AUSTRALI– Asnjë reagim nga institucionet vendase në lidhje me përdhosjen e flamujve shqiptar, grek e bullgar, nga ana e emigrantëve maqedonas një ditë më ...