Bota

Haradinaj: Albin Kurti është mashtrues, Veseli të kërkojë falje për korrupsion

10 Shtator 2019, 07:03 Nga DOSJA
Haradinaj: Albin Kurti është mashtrues, Veseli të

KOSOVË– Kryeminsitri në ikje, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar kandidatët ‘rivalë’ të tij, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Rubikon”.

Së pari ka folur për Veselin, ku u shpreh se ai nuk mund të flas për korrupsionin.

Kur po thotë ai e luftoj korrupsionin, m’fal o burrë, dil niher kërko falje. Thuj më falni që u bo korrupsioni, se partia jem ka bo korrupsion. Po ndahemi prej korrupsionit, nuk bojna mo, edhe vazhdo ma tutje. Por thu që s’ka ndodh kurgjo edhe e Lufton korrupsionin sot…”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, Vjosa Osmanin e ka kritikuar se partia e saj e ka bërë Thaçin President.

“Zonja Osmani edhe LDK, pe ç’kapim shtetin e jo ato… ma së pari dil e thuj na falni që jau kem votu Hashim Thaçin për president”, ka thënë ai.

Ndërsa, Kurtin e VV-së e ka quajtur mashtrues.

“E për Albnin është mashtrim… ai për një kohë të gjatë është mundu me na bindë që s’jem Kosovë, që s’ekziston kombëtarja… që s’bon me qitë qeta qe (kravatën). Është mirë me ia sqaru ndonjëherë popullit tënd se sa është dallimi në evoluim dhe pse ndodh evoluimi”, ka thënë Kryeminsitri në detyrë.

Ai ka thënë se sulmohej nga VV vetëm pse mbështeste kombëtaren e Kosovës në futboll.

“Nuk munesh me thanë me djelmoshat e kombëtares, kur unë i kam marrë 100 të shame nga aktivistat e Vetëvendosjes pse e kam përkrah Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti kadri veseli ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove albin kurti kadri veseli ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 9 Shtator 2019, 17:52

Përdhosja e flamujve,  institucionet heshtin

AUSTRALI– Asnjë reagim nga institucionet vendase në lidhje me përdhosjen e flamujve shqiptar, grek e bullgar, nga ana e emigrantëve maqedonas një ditë më ...