Bota

Itali me qeveri të re, Giuseppe Conte arrin të marrë besimin e deputetëve

9 Shtator 2019, 20:28 Nga DOSJA
Itali me qeveri të re, Giuseppe Conte arrin të marrë besimin e

ITALI- Italia nga sot është me qeveri të re, Giuseppe Conte dhe ekipi i tij kanë arritur që të marrin votëbesimin në Kuvend.  Ai gjatë fjalës së tij në Kuvend pas marrjes së besimit u shpreh se qeveria do jetë pro BE-së.

Qeveria e re italiane ‘Conte 2’ është e formuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja ‘Pesë Yjet’ ka marrë këtë mbrëmje votëbesimin e Parlamentit. Mësohet se votëbesimi i qeverisë së re ka marrë 343 vota pro dhe 263 kundër.

“Ky projekt politik shënon fillimin e një sezoni të ri të reformave që ne kemi besim për zgjidhje”, tha kryeministri në fjalimin e tij të aprë para deputetëve.

Po ashtu është mësuar se një ligj i ri zgjedhor, një ligj për buxhetin që shmang rritjen e TVSH-së dhe shkurtimin e barrës tatimore, janë disa nga projektet e qeverisë.

Nëse qeveria Conte humbet votën në dhomën e sipërme të martën, ajo duhet të japë dorëheqjen. Kjo do e dërgonte vendin në zgjedhje të parakohshme siç edhe dëshiron Mateo Salvini.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota giuseppe conte qeveria e re ne itali giuseppe conte qeveria e re ne itali

Sondazh

Poll

Bota 9 Shtator 2019, 17:52

Përdhosja e flamujve,  institucionet heshtin

AUSTRALI– Asnjë reagim nga institucionet vendase në lidhje me përdhosjen e flamujve shqiptar, grek e bullgar, nga ana e emigrantëve maqedonas një ditë më ...