Sport

VIDEO/ Farsë në kategorinë e dytë në Turqi. Lojtarët e Altait qëndrojnë statikë në fushë, për shkak se nuk u respektua ‘fair-play’!...

Lojtarët e Altait zgjodhën këtë mënyrë për të protestuar pas golit të katërt të Tuzlaspor në ndeshjen e rendësishme për të qëndruar në kategorinë e dytë të Turqisë.

26 Dhjetor 2022, 18:58 Nga DOSJA

VIDEO/ Farsë në kategorinë e dytë në Turqi.

TURQI - Kampionatet e futbollit vazhduan edhe gjatë fundjavës së Krishtlindjes në disa vende, përfshirë Turqinë, ku u regjistrua një skenë e rrallë, që mund të shikohet edhe në këtë video.

Ajo është rregjistruar në ndeshjen mes Tuzlasporit dhe Altait për kategorinë e dytë, një ndeshje me synimin për të qëndruar në kategori. Në fundin e saj, lojtarët e skuadrës mike, thjesht kanë qëndruar në këmbë, duke parë dhe mos marrë pjesë në ndeshje.

Kjo për shkak të golit, me të cilin Tuzlaspor “nënshkroi” përmbysjen nga 0-2 në 4-2. Goli i arritur në minutën e 90-të shkaktoi ankesa të forta në radhët e Altait, pasi në fillim të aksionit, një futbollist i tyre mbeti në tokë i goditur në kokë.

Vendasit jo vetëm që nuk respektuan kurrë lojën e ndershme, ‘fair play’-n, por që aty u ndërtua edhe kundërsulmi, ku përfshihej goli që u dha “tre pikët” me të cilat Tuzlaspor doli nga zona e rrezikut.

Duke reaguar, në shenjë proteste, futbollistët e Altait ndaluan së luajturi në minutat e shtesës, duke e detyruar arbitrin të shikonte duarkryq me bilbil në gojë dhe të urdhëronte përfundimin e ndeshjes në 90’+6.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll