Sport

Manchester United në kërkim të ‘sozisë’ së Ronaldos, në horizont holandezi Gakpo...

Media angleze 'The Mirror' siguron se ‘Djajtë e Kuq’ do të nisin këtë dimër me kërkesën për Cody Gakpo.

26 Dhjetor 2022, 15:41 Nga DOSJA

Manchester United në kërkim të ‘sozisë’ së

ANGLI - “Ndihem i tradhëtuar, më kanë kthyer në delen e zezë”,- tha Cristiano Ronaldo  disa ditë para largimit nga Manchester United. Një ndërprerje e stuhishme e kontratës që ka detyruar skuadrën e Erik Ten Hag të hedhi sytë në merkato për të gjetur një zëvendësues të garantuar pas humbjes së portugezit 'CR7'.

Zyrat e ‘Old Trafford’ kanë nisur punën dhe sipas medias angleze 'The Mirror'  zëvendësimi do të ishte në horizont. Ky është Cody Gakpo, një sulmues 23-vjeçar, i përket PSV-së, i sapo kthyer në Eredivise ... nga Botërori “Katar 2022”, ku pas 3 golave të shënuar, tregoi se ka shumë talent në këpucët e tij.

Sipas ‘The Mirror’, skuadra e 'Djajve të kuq' ka tashmë një paramarrëveshje me futbollistin dhe, për rrjedhojë, do t'u duhej vetëm të arrinin një mirëkuptim të plotë me PSV Eindhoven, i cili ka një kontratë me Gakpo deri në vitin 2026. Sezoni i tij spektakolar në Eredivise (12 gola dhe 14 asistime në 19 ndeshje) do të kishte qenë vendimtare që United të shkonte pas yllit të ri të futbollit holandez.

Manchester United në kërkim të ‘sozisë’ së

Kupa e Botës ka riorganizuar vlerën e yjeve, diçka që do ta detyrojë Manchester United të gërvishti xhepat. Ylli holandez rriti vlerën e tij të tregut në Transfermark për të kapërcyer barrierën prej 50 milionësh dhe për ta vendosur çmimin e tij në 60 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll