Sport

VIDEO/ Bernabeu 'i ri' në garë me kohën, punimet me shpejtësi marramendëse…

Stadiumi i 'bardhë', pa aktivitet sportiv që prej datës 10 nëntor, mendohet që në mars të hapi dyert...

26 Dhjetor 2022, 16:52 Nga DOSJA

VIDEO/ Bernabeu 'i ri' në garë me kohën, punimet me

SPANJE - Që kur Real Madridi mbylli ‘Santiago Bernabeun’ më 10 nëntor, tempulli i Madridit ka përparuar në ristrukturimin e tij, i cili tashmë është në fazën përfundimtare. Në fakt, në këta më shumë se dy muaj, në të cilët i ka mbyllur dyert edhe për ekipin ‘los blancos’, po punohet të mbulohet praktikisht e gjithë struktura e tij me fletë çeliku, që i japin pamjen moderne.

Por puna nuk po ecën vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda, ku tribunat janë ende në kushte të pabanueshme. Dhe është se një tjetër nga misionet e mëdha të ekipit të punëtorëve, që kërkon një investim kapital kohe dhe mundi. 

Kështu, objektivi është vendosur që më 15 mars, kohë në të cilën Liverpooli do të vizitojë stadiumin për të luajtur xhiron e dytë të Champions League, klubi shpreson që ‘Santiago Bernabeu’, jo vetëm të hapë dyert, por edhe të rrisë kapacitetin në mënyrë që në këtë ndeshje, duke qenë e një kalibri të tillë, atmosfera të jetë fantastike. 

Kësisoj koha e kthimit të Real Madridit në stadiumin e tij, nuk do të jetë në fundjavën e fundit të janarit. Koha që ‘Santiago Bernabeu’ të hapi dyer shtyhet për më vonë. Shpejt hyn viti 2023, që është edhe koha në të cilin parashikohet përfundimi i punimeve. Të gjithë janë në garë me kohën, synohet marsi… 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll