Sport

Conte e nis një pikë Premier League: Kane dhe Hojbjerg barazojnë ndaj Brentfordit...

Tottenham nuk e përfundon ‘përmbysjen’ në pjesën e dytë, ndahen pikët në duelin që hapi ditën e ‘Boxing Day’

26 Dhjetor 2022, 17:22 Nga DOSJA
Conte e nis një pikë Premier League: Kane dhe Hojbjerg barazojnë
Harry Kane (65’) shënon me një goditje të shkëlqyer me kokë

ANGLI - Brentford dhe Tottenham hapën Boxing Day me një ndeshje emocionuese deri në fund, duke nderuar ditën historike të futbollit të pastër në Angli dhe që përkoi edhe me rikthimin e Premier League pas Botërorit në Katar. 

'Spurs' ishin në prag të arritjes së një 'përmbysjeje' të madhe në transfertën ndaj Brentford, që nuk shkoi deri në fund, duke paguar një pjesë të parë shumë të dobët. Përfundimi në barazim (2-2).

Goli i parë erdhi pas një çerek ore. Ishte me fat, sepse pasi topi preku në këmbët e Lenglet dhe Forster, Janelt e dërgoi topin në rrjetë (15'). I dyti erdhi nga një goditje këndi, pas një largimi grotesk të topit nga Dier. Toney (54’) realizon 2-0 për Brentford.

Në vijim vjen dhe kthesa e londinezëve. Kane (65’) u shfaq në një goditje të shkëlqyer me kokë dhe epërsia ngushtohet në 2-1. Këmbëngul Tottenham, i cili menjëherë barazoi me Hojbjerg (71’) , i pambuluar në zonë. 

“Spurs” u përpoqën deri në fund, gjë që për pak e bëri realitet rikthimin. Ata do ta kishin bërë këtë, nëse nuk do të ishte traversa, e cila devijoi një tjetër goditje me kokë nga Kane në momentet e mbylljes. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll