Sport

Dëmtimi i mesfushorit shqiptar Keidi Bare, ndryshon planet e Espanyol...

Pa qenë objektiv prioritar për momentin, bardheblutë tani interesohen për inkorporimin e një mesfushori. Bare pritet, në rastin më të mirë të mungojë 3 muaj nga dëmtimi

26 Dhjetor 2022, 16:19 Nga DOSJA
Dëmtimi i mesfushorit shqiptar Keidi Bare, ndryshon planet e Espanyol...

SPANJE - Në zyrat e Cornellà-El Prat, po punohet pjesë-pjesë për të plotësuar pretendimet për merkaton e afërt të transferimeve të dimrit. Në radhë të parë, objektivi ishte të përfshihej një qendërmbrojtës, një portier dhe një anësor. 

Sa i përket mbrojtësit, puna e César Montes ka përfunduar dhe mbetet për t'u parë nëse mund të zyrtarizohet këtë të martë, ose duhet të presim të mërkurën. Sa i përket portierit, Espanyol vazhdon të besojë se 'operacioni Fernando Pacheco' do të zbërthehet më vonë.  

Por gjatë rrugës, befas, mesfushori shqiptar Keidi Bare dëmtohet, dhe pa sjellë një ndryshim drastik të kursit, ai ndryshon pak planet e Espanyolit. Mesfushori shqiptar pësoi një këputje të ligamentit të brendshëm në kaviljen e djathtë në ndeshjen e Kupës kundër Atlético Paso, për të cilën do të mungojë për disa muaj. 

Në rastin më të mirë ai do të ishte jashtë fushës së blertë për rreth tre muaj. Për këtë arsye është hapur një skenar i ri, për sa i përket merkatos së transfertave, pasi përfshirja e një mesfushori që nuk ishte në plane, tashmë është bërë një kërkesë.

Në këtë kuptim, në orët e fundit, mesfushori holandez 25-vjeçar, Pablo Rosario, aktualisht në radhët e Nices franceze, është futur në listën e interesimin të paraketëve.  Por për momentin nuk mund të thuhet se operacioni është afër kryerjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll