Aktualitet

ME VD+FOTO/ Që prej mëngjesit, kontrolle në çdo cep, Policia, RENEA dhe FNSH rrethojnë banesën e Ervis Martinajt

Nuk dihet çfarë apo kë kërkojnë në banesën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

26 Dhjetor 2022, 11:26 Nga k.m.
ME VD+FOTO/ Që prej mëngjesit, kontrolle në çdo cep,
Pamje nga Kurbini

KURBIN- Aksioni i nisur që në orët e para të mëngjesit, duket se ende nuk ka përfunduar. Edhe pse po mbërrin mesdita, sërish zona e Fushë Kuqes dhe e banesës të të zhdukurit është e blinduar nga forcat e Policisë së Shtetit dhe e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Nuk dihet çfarë apo kë kërkojnë në banesën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Por kur kanë kaluar disa orë, kontrollet vijojnë në banesën e Martinajt, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht të këtij viti. Dosja.al ka sjellë edhe disa pamje nga disa zona të ndryshme të Kurbinit.  

ervis martinaj zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll