Aktualitet

Dhunoi dhe kërcënoi të atin me thikë, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë

Policia e Shtetit bën me dije se i riu është arrestuar dhe po hetohet, ndërkohë që po merret në pyetje edhe i dhunuari.

26 Dhjetor 2022, 10:41 Nga k.m.
Dhunoi dhe kërcënoi të atin me thikë, arrestohet
Foto ilustruese

VLORË- Një 22-vjeçar nga fshati Stjar është vendosur në prangat e Policisë së Shtetit pasi ka dhunuar dhe më pas ushtroi dhunë mbi të atin e tij. Në njoftimin e plotë, Policia e Shtetit bën me dije se i riu është arrestuar dhe po hetohet, ndërkohë që po merret në pyetje edhe i dhunuari.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Vlorë

Nga specilaistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u arrestua në flagrancë shtetasi G. A., 22 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delevinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, si dhe e ka kanosur atë me një mjet prerës thikë.

 

policia e shtetit vlore

Sondazh

Poll