Aktualitet

Dasma përfundon me gjakderdhje në Kamëz/ Plagosi kushëririn, autori: Më kishte borxh 500 Euro (EMRAT)

Në përfundim të ceremonisë Luca është afruar dhe në mënyrë direkte e ka qëlluar në gjoks Hafuz Trocin. Pas incidentit, janë përfshirë edhe persona të tjerë familjarë të Trocit dhe Lucës, të cilët kanë nisur të qëllojnë njëri-tjetrin me grushte.

26 Dhjetor 2022, 11:03 Nga A.B
Dasma përfundon me gjakderdhje në Kamëz/ Plagosi kushëririn,
Policia

TIRANË- Dasma në Kamëz përfundoi në plagosje. Ditën e djeshme u raportua një zënkë mes dy kushërinjve, e cila përfundoi me plagosje dhe me arrestim. Sot, janë zbardhur dëshmitë e kushërinjve të përfshirë në konflikt.

Gjithçka mësohet se ka nisur për një borxh që i plagosuri i ka pasur autorit të ngjarjes Fatjon Luca. Ky i fundit i ka thënë hetuesve se 500 eurot që ia kishte dhënë Hafuz Trocit nuk i kishte marrë pas. Sipas tij, ia kishte kërkuar disa herë, por i plagosuri nuk ia ka dhënë paratë.

Konflikti i djeshëm ka nisur pasi autori dhe personat e tjerë kanë qenë në një dasmë. Në përfundim të ceremonisë Luca është afruar dhe në mënyrë direkte e ka qëlluar në gjoks Hafuz Trocin. Pas incidentit, janë përfshirë edhe persona të tjerë familjarë të Trocit dhe Lucës, të cilët kanë nisur të qëllojnë njëri-tjetrin me grushte, çfarë ka sjellë dëmtimin e tyre.

Pas mbledhjes së provave në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar autorin Fatjon Luca, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë të gjithë personat e tjerë të përfshirë.

fatjon luca hafuz troci sherr ne kamez

Sondazh

Poll