Aktualitet

Aksidentoi këmbësoren në Vlorë, policia arreston në flagrancë drejtuesin e mjetit

Ky person, përplasi me makinë këmbësoren e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. 

26 Dhjetor 2022, 10:41 Nga A.B
Aksidentoi këmbësoren në Vlorë, policia arreston në
Ambulance

VLORË- Policia ka vënë në pranga 30-vjeçarin i cili ka aksidentuar ditën e djeshme një këmbësore. Ngjarja ndodhi në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Ky person, përplasi me makinë këmbësoren e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët për Qarkullimin Rrugor në DVP Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 30 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mototmjetin, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë, ka aksidentuar shtetasen V. L., 64 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

vlore aksident ne vlore

Sondazh

Poll