Aktualitet

Analisti rus: Pse viti 2023 do të jetë viti i fundit në pushtet i Vladimir Putin

Historiani dhe analisti politik rus, Valery Solovev, i cili në të kaluarën ka pretendoi se kishte informacione të brendshme për "carin rus" tha se, mjekët që trajtojnë Vladimir Putin kanë përdorur ilaçet më të fundit perëndimore për të parandaluar përkeqësimin e shëndetit të tij.

26 Dhjetor 2022, 11:04 Nga k.m.

 

Analisti rus: Pse viti 2023 do të jetë viti i fundit në pushtet
Vladimir Putin

 

BRITANI E MADHE- Dëshmi të reja qarkullojnë mbi thashethemet se Vladimir Putin po përballet me probleme serioze shëndetësore siç raportojnë herë pas here mediat ndërkombëtare duke analizuar imazhet publike të Presidentit të Rusisë. Historiani dhe analisti politik rus, Valery Solovev, i cili në të kaluarën ka pretendoi se kishte informacione të brendshme për "carin rus" tha se, mjekët që trajtojnë Vladimir Putin kanë përdorur ilaçet më të fundit perëndimore për të parandaluar përkeqësimin e shëndetit të tij. Por edhe Soloyev këmbëngul se presidenti rus ka kancer.

"Fundi është i dukshëm edhe në bazë të vlerësimeve të mjekëve që aplikojnë trajtimin, sepse asnjë ilaç nuk mund të ketë sukses,”- tha ai për mediat ukrainase.

Sipas Soloviev, plani i Putinit është t'ia dorëzojë pushtetin ministrit të Bujqësisë, jo të njohur gjerësisht, 45-vjeçarit Dmitry Patrushev, i cili është djali i këshilltarit të sigurisë së presidentit rus, 71-vjeçarit Nikolai Patrushev. 

Emrat e pasardhësve, sipas analistit rus, përfshijnë atë të 50-vjeçarit Alexei Dimin, i cili ka shërbyer si zëvendësministër i Mbrojtjes dhe të premten u takua me Putinin gjatë një stërvitjeje ushtarake në provincën Tula. Me këto të dhëna, vlerësimi i analistit rus është se viti 2023 do të jetë viti i fundit i Putinit në pushtet, siç tha ai, në fakt, në një kanal të opozitës ruse në YouTube, “nëse (Putini) nuk largohet vullnetarisht, atëherë të tjerët do të veprojnë”.

“Ky është shansi i fundit i Putinit. Nëse ai nuk përfiton nga kjo, atëherë edhe elita do të kthehet kundër tij,”- përfundoi analisti rus.

Vladimir Putin deklaroi sot se është i gatshëm të mbajë bisedime me Ukrainën – pasi një ish-spiun dhe komandant ushtarak rus ka kritikuar ‘kokëfortësinë’ të udhëheqësve të luftës. Në një intervistë me televizionin shtetëror për luftën në Ukrainë, pjesë të së cilës u publikuan sot, Putin tha se Rusia është 'e përgatitur për të negociuar disa rezultate të pranueshme'. 

Igor Girkin, një ish-oficer i FSB-së që udhëhoqi luftimet në Donbas në vitin 2014 dhe tani është një 'bloger lufte', dënoi përpjekjet e fundit luftarake të Rusisë në zonë, të cilat ai beson se ka të ngjarë të përfundojnë me humbje të mëdha. Më shumë se 100,000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë dhe gjysma e tankeve ruse janë shkatërruar, ndërsa rezervat e predhave, raketave dhe municioneve janë pakësuar gjithashtu. Ndërkohë, Kievi ka thënë se nuk do të pushojë derisa çdo ushtar rus të dëbohet nga i gjithë territori i tij./Dailymail

vladimir putin

Sondazh

Poll