Sport

VIDEO/ 6 muaj pa seks! 'Halli' i Jero Freixas me gruan, për premtimin e bërë në Katar...

Premtimi më i rrezikshëm: gjashtë muaj pa seks në këmbim të fitimit të Kupës së Botës?

26 Dhjetor 2022, 07:44 Nga DOSJA

VIDEO/ 6 muaj pa seks! 'Halli' i Jero Freixas me gruan, për

KATAR - Jero Freixas, një tifoz i njohur argjentinas i futbollit, shkoi në Katar duke kërkuar ëndrrën për të parë Argjentinën të bëhet kampione bote. Pak para gjuajtjes së penalltive, në të cilën ‘Albicelestet’ u bë kampionë, Freixas premtoi gjashtë muaj pa marrëdhënie seksuale, në këmbim të titullit për Argjentinën.

Në kthimin e tij në Argjentinë, Jero Freixas regjistroi një nga videot humoristike me gruan e tij, në të cilën i tregonte asaj për premtimin që kishte bërë, në këmbim të yllit të tretë të ekipin ‘Albiceleste’. Kjo konsistonte në mbajtjen e gjashtë muajve të abstinencës seksuale.

Jose de Cabo, gruaja e Freixas, improvizoi një reagim të zemëruar dhe të tepruar ndaj rrëfimit. Më në fund ata të dy përfunduan, duke e përqafuar njëri-tjetrin dhe duke qeshur me premtimin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll