Sport

“Me largimin e Ronaldos, Man.United mund t’i japë fund një periudhe të trazuar”...

“Erik ten Hag nuk do të pyetet për të çdo javë dhe ne nuk do të kemi kamera të fokusuara te Ronaldo në pankinë dhe më pas te Sir Alex Ferguson në tribunë, duke bërë pyetjen: ‘Çfarë do të kishte bërë Fergie?”

25 Dhjetor 2022, 17:28 Nga DOSJA
“Me largimin e Ronaldos, Man.United mund t’i japë fund një

ANGLI - Largimi i Cristiano Ronaldos mund të përdoret në mënyrën më të mirë nga Manchester United. Ideja mbrohet nga Stan Collymore, një ish-lojtar i kombëtares angleze, i cili në vitin 1995 u bë lojtari më i shtrenjtë në Premier League, kur u firmosi për Liverpool nga Nottingham Forest.

“Largimi i Ronaldos do të thotë që United mund t'i japë fund asaj që ka qenë disa muaj të trazuar”,- ka shkruar kolumnisti aktual i Mirror. - Erik ten Hag nuk do të pyetet për të çdo javë dhe ne nuk do të kemi kamera të fokusuara te Ronaldo në pankinë dhe më pas te Sir Alex Ferguson në tribunë, duke bërë pyetjen: ‘Çfarë do të kishte bërë Fergie?

United ka shpenzuar shumë para gjatë viteve të fundit dhe ata duhet të kthehen në një ekip, ku tifozët e tyre dhe të gjithë dashamirët e futbollit në përgjithësi, mund të thonë: 'Ky është sistemi, ky do të jetë ekipi tetë herë nga dhjetë, këto do të jenë zëvendësues dhe do të përdoren në faza të caktuara të lojës”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll