Aktualitet

Shkëputet krahu i betonieres, plagoset punëtori në Durrës

49 vjeçari i plagosur është transportuar në Spitalin e Traumës, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Featured image of article: Shkëputet krahu i betonieres, plagoset punëtori në Durrës Pamje nga shkëputja e krahut të betonieres

DURRËS- Një 49-vjeçar është aksidentuar në punë gjatë ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5, në qytetin e Durrësit.

Sipas burimeve paraprake, mësohet se i plagosuri  është shtetasi me iniciale P.D, 49 vjeç,  i cili është plagosur nga shkëputja e krahut të vinçit të një betoniereje, ndërsa fatmirësisht është transportuar në Spitalin e Traumës, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Së fundmi rastet e plagosjes së punëtorëve në punë janë shtuar së tepërmi. Disa javë më parë një skelë u shkëput nga një pallat dhe u ka marrë jetën dy punëtorëve, nga pesë të plagosur gjithsej. Të vdekur kanë mbetur Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas VOA-s   gjatë këtij viti ka shkuar në 25 numri i punëtorëve, që kanë humbur jetën gjatë punës në kantiere ndërtimi dhe firma prodhuese.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 09.09.2019, në lagjen Nr.5, Durrës gjatë punës është shkëputur krahu i vinxhit të betonieres për ngjitjen e betonit në katet e larta dhe është lënduar një punëtor,  shtetasi P.D., 49 vjeç,  banues në Durrës, i cili  ndodhet në Spitaline Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment