Art&Argëtim

Tea Trifoni flet për lidhjen e bujshme në 'Për'puthen': Ishte për show! Zgjati vetëm 3 muaj

Tea theksoi se gjithçka e ka bërë për show.

25 Dhjetor 2022, 16:53 Nga a.l
Tea Trifoni flet për lidhjen e bujshme në
Tea Trifoni

TIRANË- Në ditën e parë të qëndrimit të tyre në Big Brother Vip, banorët kanë flluar të njihen me njeri tjetrin duke folur për të kaluarën e jetës së tyre. Tea Trifoni në një bisedë me dy banorët e tjerë, Ronaldo Sharkën dhe Zhaklina Gjollën foli për lidhjen e shumëpërfolur të saj me konkurrentin tjetër të Për’puthen dy vite më parë. Tea theksoi se gjithçka e ka bërë për show.

Pjesë nga biseda: 

Ronaldo: “Do lidheshe këtu brenda, në qoftë se do e ndjeje?

Tea: “Po, nëse do e ndjeja. Nuk do e rezervoja veten”.

Ronaldo: “Po për lojë?”

Tea: “Jo nuk e bëj më atë gjë. E kam ngrënë njëherë atë gjë”.

Zhaklina: “Pse atë e bëre për lojë? Nuk kishe asgjë me atë çunin?”

Tea: “Jo nuk kisha asgjë. Historia që u shfaq në “shoë” ishte e gjitha “shoë”. Ne ishim miq, na ecte muhabeti por kaq. Për publikun dhe njerëzit që më kanë ndjekur ishte një gjë shumë e madhe. Për mua është diçka që është mbyllur para dy viteve dhe zgjati vetëm tre muaj. Për mua ishte një histori që zgjati vetëm tre muaj”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Banorët e tjerë që u bën pjesë janë edhe Olta Gixhari, Kiara Tito, Gent Haziri, Luiz Ejlli, Armaldo Kllogjeri, Dea Mishel, Amos Zaharia, Arjana, Krist Aliaj, Zhaklina Gjolla, Herion Mustafaraj./Dosja.al

big brother vip 2 tea trifoni

Sondazh

Poll