Sport

AKSIDENTI/ 27 të plagosur nga shembja e një tribune, në një ndeshje basketbolli në Egjipt… (video)

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Qendrën Ndërkombëtare Sportive ‘Hasan Mustafa’, rreth 40 kilometra larg kryeqytetit egjiptian.

25 Dhjetor 2022, 09:16 Nga DOSJA

AKSIDENTI/ 27 të plagosur nga shembja e një tribune, në një

EGJIPT - Të paktën 27 persona janë plagosur nga shembja e një pjese të tribunave të një qendre sportive në perëndim të Kajros, ku rreth njëzet autoambulanca shkuan në vendngjarje dhe i transferuan të aksidentuarit në spitalet e afërta, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Incidenti ndodhi të shtunën mbrëma në Qendrën Ndërkombëtare Sportive ‘Hasan Mustafa’, rreth 40 kilometra larg kryeqytetit egjiptian, kur qindra shikues morën pjesë në një lojë basketbolli mes dy ekipeve vendase.

"Sipas një numërimi paraprak, 27 persona u plagosën,"- tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Husam Abdelghafar, duke vënë në dukje se autoritetet "dërguan 21 ambulanca në vendin e ngjarjes."

Ai shpjegoi se të plagosurit "pësuan fraktura dhe hemorragji", por se "shumica janë lëndime që nuk rrezikojnë jetën e tyre", dhe se 18 prej tyre janë transferuar në Spitalin Qendror të qytetit 6 tetor dhe nëntë të tjerë në Spitalin e Specializuar fqinj Sheikh Zayed.

Pas aksidentit, shkaqet e të cilit ende nuk dihen, Ministri i Shëndetësisë, Khaled Abdelghafar "urdhëroi të ngrihet shkalla e përgatitjes në spitalet aty pranë dhe të ofrohen të gjitha llojet e shërbimeve mjekësore dhe urgjente për të lënduarit me shpejtësi të plotë,"- sipas deklaratës.

Po kështu, "ai urdhëroi që ekipet mjekësore të specialiteteve të ndryshme kirurgjikale të disponueshme në spitalet përreth të shkojnë në spitalet ku u transferuan të plagosurit”-, shtoi ai.

Mediat lokale transmetuan imazhe të rënies së një prej mureve të sallës sportive dhe shpjeguan se incidenti ndodhi gjatë një ndeshje basketbolli mes ekipeve Al Ahly dhe Al Itihad nga Aleksandria. Ata sqaruan gjithashtu se të plagosurit janë ndihmuar nga personeli mjekësor i dy ekipeve të basketbollit deri në mbërritjen e autoambulancave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll