Prodhime nga deti në vend të gjelit! Vlonjatët kërkojnë alternativa për shpendin e shtrenjtë
Mungojnë kushtet por dhe tregtarët rrezikojnë pasi në atë rrugë kalojnë makina të tonazhit të rëndë.
25 Dhjetor 2022, 12:48Nga A.B
Gjeli i detit
Çmimi i gjelave të detit edhe për këtë vit është i njëjtë me vitin e kaluar. 1000 lekë kg për gjelin e detit( peshe e gjallë) dhe 1200 për pulat e detit.
Kjo është panorama e tregut të shitjes së shpendëve në hyrje të autostradës Vlorë –Levan këtë fundjavë.
Mungojnë kushtet por dhe tregtarët rrezikojnë pasi në atë rrugë kalojnë makina të tonazhit të rëndë. Ndërkohë që na ndajnë dhe tetë ditë nga ndërrimi i viteve qytetarët vlonjatë, nuk e kanë humbur interesin e blerjes të gjelin e detit.
Tregtarët e gjelave nuk kanë asnjë lajm të mirë për blerësit kur vjen puna tek çmimi.
Me të tilla çmime, vlonjatëve do tu duhet të kenë në tavolinat e festive të fund-vitit, më shumë prodhime deti e më pak mish gjeli./Marr nga TOPCHANNEL