Aktualitet

Qindra besimtarë në katedralen Shën Nikolla në Lezhë, luten për paqe dhe harmoni

Katolikët u luten për paqe, harmoni dhe për më shumë mirëqenie.

25 Dhjetor 2022, 11:15 Nga a.l
Qindra besimtarë në katedralen Shën Nikolla në Lezhë,
besimtarët në Lezhë

LEZHË- Në këtë ditë të shenjtë për besimtarët e krishterë lutja për paqe dhe harmoni janë kryefjala e kremtimit të krishtlindjeve. Mësohet se qindra besimtarë të krishterë morën pjesë në Meshën e Krishtlindjes e mbajtur në mesnatë në Katedralen Shën Nikolla në Lezhë. Katolikët u luten për paqe, harmoni dhe për më shumë mirëqenie.

Mesha u drejtua nga Imzot Otavio Vittale ipeshkëv i Lezhës, i cili theksoi se besimi i çdo të krishteri në birin e hyut Jezu Krishti ka një rëndësi të veçantë. 

Qindra besimtarë në katedralen Shën Nikolla në Lezhë,
besimtarët

Krishtlindja është nga festat më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë. Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë. Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes.

festa e krishtlindjeve lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Dhjetor 2022, 10:29 A.B

Krishtlindjet dhe zakonet e saj

Krishtlindjet TIRANË- Një nga festat më të mëdha, të krishtera janë Krishtlindjet. Festimi i tyre, edhe për ar...