Aktualitet

Kishat ortodokse në Durrës mbushen me besimtarë, luten për paqen shpirtërore

Të pranishëm në ceremonitë ishin besimtarë të të gjitha moshave të cilët u lutën për paqen shpirtërore. 

25 Dhjetor 2022, 11:43 Nga a.l
Kishat ortodokse në Durrës mbushen me besimtarë, luten për
Durrës

DURRËS- Në kishat ortodokse, ungjillore dhe katolike në Durrës, besimtarët e krishteë janë mbledhur për të kremtuar lindjen e Jezu Krishtit. Mësohet se mesha e lindjes së Krishtit u shërbye në kishën ortodokse të Shën Astit dhe Shën Pavlit në qytetin bregdetar, si dhe në kishën katolike të Shën Domenikut. Të pranishëm në ceremonitë ishin besimtarë të të gjitha moshave të cilët u lutën për paqen shpirtërore. 

Krishtlindja është nga festat më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë. Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë. Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes.

festa e krishtlindjeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Dhjetor 2022, 10:29 A.B

Krishtlindjet dhe zakonet e saj

Krishtlindjet TIRANË- Një nga festat më të mëdha, të krishtera janë Krishtlindjet. Festimi i tyre, edhe për ar...