Aktualitet

Aksident te 'Kapelet' në Vlorë, motori përplas një grua që po kalonte rrugën

Drejtuesi i motorit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa gruaja e plagosur është dërguar në spital.

25 Dhjetor 2022, 10:49 Nga A.B
Aksident te 'Kapelet' në Vlorë, motori përplas një
Foto ilustruese

VLORË- Një grua është përplasur mëngjesin e sotëm nga një motor në vendin e quajtur 'Kapelja'. Policia e Shtetit bën të ditur se 63-vjeçarja e cila ishte duke kaluar rrugën, u përplas nga motorri i cili drejtohej nga personi me inicialet A.M, 30-vjeç. Ky i fundit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa gruaja e plagosur është dërguar në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e mëtejshme për ngjarjen në fjalë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 09:35, në vendin e quajtur “Kapelja” shtetasi A. M., 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen V. H., rreth 63 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i motomjetit u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin

aksident ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Dhjetor 2022, 10:29 A.B

Krishtlindjet dhe zakonet e saj

Krishtlindjet TIRANË- Një nga festat më të mëdha, të krishtera janë Krishtlindjet. Festimi i tyre, edhe për ar...