Aktualitet

'Shqipëria ka marrëzi të tilla që edhe shtëpitë e Zotit të kenë nevojë për legalizim', Lame certifikon Kuvendin Karmelitan të Nënshatit

Lame tha se është absurde që edhe shtëpitë e Zotit të kenë nevojë për leje dhe legalizim.

25 Dhjetor 2022, 12:37 Nga a.l
'Shqipëria ka marrëzi të tilla që edhe
Artan Lame

SHKODËR- Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka certifikuar objektin e Kultit Katolit, Kuvendin Karmelitan të Nënshtatit në Shkodër. Në vizitën e tij në Nënshtat ai u takua me Padre Marciani, frati Italian i Manastirit i cili përshëndeti përfundimin e këtij procesi. 

'Mund të them edhe unë që më në fund u bëmë me letra", u shpreh ai.  

Në mbyllje të këtij viti, kreu i Kadastrës zgjodhi të kryejë legalizimin e këtij Kutli Katolik, proces i cili përkon edhe me datën e festimeve për Krishtlindjen. Teksa shoqërohej nga Padre Marciani Lame tha se është absurde që edhe shtëpitë e Zotit të kenë nevojë për leje dhe legalizim.

'Si çdo fundviti që Kadastra zgjedh një monument religjoz për të bërë mbylljen e vitit religjioz në pikëpamjen e regjistrimit dhe legalizimit të pronave të komuniteteve fetare në Shqipëri, sot kemi zgjedhur sërish një kishë, një monument kulture. Jemi në komunën Hajmel në fshatin Nënshat, për të dhënë dokumentat e legalizimit dhe ceritifkatën dhe pronësisë për Manastirin Karmelitan që është një moment kulture goxha i vjetër. Është dokumenti i legalizimit i Kishës së Sapës Nënshat, këtu është përdorur termi i vjetër mesjetar i Kishës Katolike të Sapës të Kuvendit dhe vetë godinat e Kuvendit. Le të jë jetë ky dokument për qindra vite të tjera në arkivin e dioqezës tuaj. Më duket absurde që edhe shtëpitë e Zotit në Shqipëri të kenë nevojë për leje dhe legalizim, por kjo është Shqipëria jonë që ka edhe marrëzitë e tilla që edhe për shtëpitë e Zotit, shteti nuk ishte në gjendje që të ju përgjigje në kohë me dokumentat ndërtimorë që të mos ishin ndërtuar pa leje. Le të vëmë shtëpitë e Zotit në rrugë të ligjit që të shërbejë pastaj dhe për shqiptarët e tjerë për t’u vënë në rrugë të ligjit', tha Lame. 

Ky Kuvend ka qenë në mesjetë seli e Ipeshkvisë së Sapës, ndërsa në vitet e diktaturës komuniste ka shërbyer si vend internimi për familje të prekura politikisht. Pas tërmetit të vitit 1979, kompleksi doli gati tërësisht i rrënuar, për t’iu përfshirë rindërtimit dhe restaurimit vetëm pas viteve 2000.

artan lame

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Dhjetor 2022, 10:29 A.B

Krishtlindjet dhe zakonet e saj

Krishtlindjet TIRANË- Një nga festat më të mëdha, të krishtera janë Krishtlindjet. Festimi i tyre, edhe për ar...