Aktualitet

Krishtlindja shton fluksin e hyrje-daljeve në dogana, radhë të gjata në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Në pikën Qafë Thanë, kanë hyrë 3069 shtetas dhe kanë dalë 3045.

25 Dhjetor 2022, 10:18 Nga A.B
Krishtlindja shton fluksin e hyrje-daljeve në dogana, radhë të
Pika kufitare

KUKËS- Radhë të gjata janë krijuar pranë pikës kufitare të Kapështisës dhe Qafë Thanës për shkak të festave të fundvitit. Për datën 24 dhjetor, në pikën kufitare të Kapshticës, kanë hyrë 6576 shtetas dhe kanë dalë 2707.

Ndërsa, në pikën Qafë Thanë, kanë hyrë 3069 shtetas dhe kanë dalë 3045.

Sot kremtohen Krishtëlindjet nga besimtarët e krishterë. Kjo festë ka bërë që shumë emigrantë që ndodhen jashtë vendit, t'i bashkohen tryezat e të afërmve që kanë në Shqipëri.

festa e krishtlindjeve radhe ne kapshtice

Sondazh

Poll