Sport

FOTOJA PREKESE/ “Heronjtë’ e Romës”... Ish-trajneri Beckenbauer dhe ish-mbrojtësi Brehme edhe një herë së bashku…

Kjo është fotoja më e fundit e ‘Kaiserit’ Franz (77), i cili pas disa problemeve shëndetësore është tërhequr nga jeta publike dhe drejtimin e fondacionit ia ka lënë në duar bashkëshortes së tij Heidi Beckenbauer (56).

25 Dhjetor 2022, 07:10 Nga DOSJA
FOTOJA PREKESE/ “Heronjtë’ e Romës”... Ish-trajneri
Andres Brehme (djathtas) viziton Franz Beckenbauer në Salzburg

AUSTRI - ‘Kaiseri’ Franz Beckenbauer, priti të mërkurën në një vizitë për festën e Krishtlindjeve ish-lojtarin e tij kur ishte trajner ‘panzerave’, mbrojtësin Andrea Brehme, kampioni i Botës në vitin 1990.

Ata u ulën së bashku për dy-tre orë në restorantin e Salzburgut "Huber's im Fischerwirt". Ish-mbrojtësi Brehme në BILD është shprehur: “Ashtu si Lothar Matthäus, edhe unë jam një ambasador i fondacionit. Ne folëm për fushatat dhe sponsorët për kauzën e mirë.”

Gjysmë privat, gjysmë biznes, Fondacioni Franz-Beckenbauer, ka ndihmuar në rreth
10.000 urgjenca për 40 vjet. Tani drejtimin e fondacionit e ka marrë në dorë bashkëshortja Heidi Beckenbauer, pas disa problemeve shëndetësore që ka kaluar ‘Kaiseri’.

Po si është Franz Beckenbauer, i cili u tërhoq nga jeta publike, pas një ataku në sy dhe problemeve me zemrën? "Franz bëri një përshtypje të mirë,"- u përgjigj Brehme. Sipas BILD, i famshmi Franz Beckenbauer ështpë i katërti në një renditje të futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave (pas mikut të tij të vjetër Pelé, Lionel Messi dhe Diego Maradona).

Por jo vetëm Andy Brehme u ndal për një vizitë te Franz. Më herët edhe Jürgen Klinsmann (58) dhe Guido Buchwald (61), ish-lojtarë të ‘Kaiserit’ kur ishte trajner i Gjermanisë dhe u shpallën kampionë të Botës në 1990, kanë qenë së fundmi në Salzburg. “Heronjtë e Romës” përherë rrinë së bashku…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll