Aktualitet

VIDEO - Krishtlindjet në Fier, besimtarët festojnë në kishën e Shën Gjergjit

Urimet e besimtarëve kanë qënë për më shumë dashuri, paqe, mirësi, lumturi mes njeri-tjeteit dhe për mbarë shqiptarët jo vetëm brenda vendit por më cdo skaj të botës.

25 Dhjetor 2022, 10:12 Nga A.B
VIDEO - Krishtlindjet në Fier, besimtarët festojnë në
Mesha

FIER- Qindra besimtarë ortodoksë dhe jo vetëm kane marrë pjesë në meshën e organizuar me rastin e lindjes së Krishtit në kishën e Shën Gjergjit që ndodhet pranë qëndrës së qytetit.

Teksa ndiznin qirinjë dhe kryenin lutjet e tyre pranë ikonave, urimet e tyre kanë qënë për më shumë dashuri, paqe, mirësi, lumturi mes njeri-tjeteit dhe për mbarë shqiptarët jo vetëm brenda vendit por më cdo skaj të botës.

Krishtlindja është nga festat më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë. Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë. Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes.

festa e krishtlindjeve fier

Sondazh

Poll