Aktualitet

Trupi i pajetë te “Kanali i motorrit”, Policia: Viktima është 65-vjeç, u mbyt aksidentalisht në ujë

Ky person, ishte banues në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

25 Dhjetor 2022, 09:03 Nga A.B
Trupi i pajetë te “Kanali i motorrit”, Policia: Viktima
Policia

VLORË- Policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimës që u gjet ditën e djeshme i pajetë në vendin e quajtur “Kanali i motorrit”, në lagjen “24 Maji”. Personi me inicialet P.D, 65-vjeç, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në ujë. Ky person, ishte banues në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në vendin e quajtur “Kanali i motorrit”, në lagjen “24 Maji”, është gjetur një shtetas, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht në uji, nga grupi hetimor është bërë e mundur identifikimi i viktimës, i cili rezulton të jetë shtetasi me iniciale P. D., 65 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

vlore

Sondazh

Poll