Aktualitet

Krishtlindjet/ Mbahet mesha në Katedralen "Ngjallja e Krishtit", besimtarët luten për më shumë paqe e mirësi

Në Tiranë mesha e krishtilindjes për besimtarët katolikë nisi rreth orës 23:00 në Katedralen e Shën Palit dhe vazhdoi deri pas mesnate.

25 Dhjetor 2022, 08:19 Nga A.B
Krishtlindjet/ Mbahet mesha në Katedralen "Ngjallja e Krishtit",
Mesha

TIRANË- Sot besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në të gjithë botën festojnë Krishtlindjen. Këtë mëngjes është mbajtur mesha e besimtarëve ortodoksë në katedralen "Ngjallja e Krishtit". Meshën e mbajti kryepeshkopi Anastas Janullatos. Mbrëmë në Katedralen e 'Shën Palit' kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj drejtoi meshën për besimtarët katolikë.

Në Tiranë mesha e krishtilindjes për besimtarët katolikë nisi rreth orës 23:00 në Katedralen e Shën Palit dhe vazhdoi deri pas mesnate.

Krishtlindja është nga festat më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë. Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë. Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes.

festa e krishtlindjeve

Sondazh

Poll