Aktualitet

I kërkoi lekë qytetarit për të mos i vënë gjobë, Rrumbullaku përjashton inspektorin nga rradhët e policisë

AMP ka nisur hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

25 Dhjetor 2022, 07:24 Nga A.B
I kërkoi lekë qytetarit për të mos i vënë
Policia

TIRANË- Punonjësi i Policisë Rrugore Fier, Hysen Metalian është përjashtuar nga Policia e Shtetit. Ky veprim, është bërë në kuadër të zbulimit të korrupsionit, pasi polici Metalian, dyshohet se i ka kërkuar një qytetari para për të mos i vënë gjobë. 

Policia e shtetit, përmes një njoftimi të shpërndarë në media, bën të ditur se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, sapo është njohur me lajmin se në aksin rrugor "Fier-Vajkan", punonjësi i Policisë, i kërkoi një drejtuesi mjeti lekë në këmbim të mosvendosjes së gjobës, ka miratuar përjashtimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit, të punonjësit të Policisë Inspektor H. M. me detyrë punonjës i Policisë Rrugore Fier.

Ndaj punonjësit, AMP ka nisur hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, porsa është njohur me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, ku në aksin rrugor "Fier-Vajkan", një punonjës Policie, duke shpërdoruar detyrën, i ka kërkuar një drejtuesi mjeti lekë në këmbim të mosvendosjes së gjobës, ka miratuar përjashtimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit, të punonjësit të Policisë Inspektor H. M. me detyrë punonjës i Policisë Rrugore Fier.

Po në lidhje me këtë rast, ndaj punonjësit të Policisë inspektor H. M., AMP ka nisur hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Policia e Shtetit falënderon mediat e qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën dhe inkurajon ata që të vijojnë të denoncojnë çdo tentativë të tillë, duke i siguruar për reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm

perjashtohet polici ne fier hysen metalian

Sondazh

Poll