Aktualitet

Kush po kërkohet?/ FNSH aksion në Vlorë, blindohet qyteti bregdetar

Forca të shumta të FNSH-së dhe furgona policie kanë 'zbarkuar' në qytetin bregdetar. 

24 Dhjetor 2022, 21:34 Nga I.A
Kush po kërkohet?/ FNSH aksion në Vlorë, blindohet qyteti
Policia

VLORË- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur një aksion në Vlorë mbrëmjen e sotme. Forca të shumta të FNSH-së dhe furgona policie kanë 'zbarkuar' në qytetin bregdetar. 

Efektivët kanë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Vlorës. Po ashtu pika kontrolli janë ngritur edhe në Babicë, “Bishti i Kalldrëmit” si dhe në brendësi të qytetit. 

Nga aksioni i FNSH-së po kërkohen persona që lëvizin me armë si dhe qytetarë të shpallur në kërkim. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar, ndërkohë që pritet njoftimi i policisë për aksionin.

fnsh aksion ne vlore

Sondazh

Poll