Aktualitet

Skandal/ Nxënësit ekselentë ftohen në Bashki, Veliaj u jep si çmim një biskotë: Takova lali Erin

Po ashtu shkruhet edhe komenti i një nxënëse, e cila është shprehur e zhgënjyer për këtë mënyrë se si Veliaj ka zgjedhur që 't'i frymëzoj' ata për arritje të mëtejshme.

24 Dhjetor 2022, 22:58 Nga I.A
Skandal/ Nxënësit ekselentë ftohen në Bashki, Veliaj u jep
Stema

TIRANË- Aktivistja Elona Caslli ka publikuar mesazhin e një mësese në Facebook, në lidhje me nxënësit ekselentë që janë ftuar në Bashki. Në mesazhin e mësueses, shkruhet se kryebashkiaku si shpërblim për punën dhe arritjet e tyre të shkëlqyera u ka dhënë një biskotë që shkruhej 'Takova lali Erin'. Po ashtu shkruhet edhe komenti i një nxënëse, e cila është shprehur e zhgënjyer për këtë mënyrë se si Veliaj ka zgjedhur që 't'i frymëzoj' ata për arritje të mëtejshme.

Postimi i Plotë:

Përshëndetje Elona! Një nga nxënëset e mia ishte ftuar në bashki bashkë me disa nxënës të tjerë ekselentë. Në vend që t'u jepte diçka për shpërblim, lali u ka dhënë nga një stemë ku shkruhej: "Takova lali Erin.". Komenti i nxënëses pas eksperiencës zhgënjyese: "Pse, mundi i punës i të qenit i shkëlqyeshëm është një biskotë dhe një "takova lali Erin"?". Nuk kam dëshirë të bëj postime të tilla por po ta dërgoj nëqoftëse ke dëshirë ta bësh publike.

elona caslli erion veliaj

Sondazh

Poll