Aktualitet

FOTOT/ U sulmua ditën e djeshme, rivendoset busti i Mit'hat Frashërit te parku i Liqenit

Por kjo nuk është hera e parë që ky bust është sulmuar nga persona të paidentifikuar.

24 Dhjetor 2022, 19:29 Nga I.A
FOTOT/ U sulmua ditën e djeshme, rivendoset busti i Mit'hat
Busti

TIRANË- Busti i Mit'hat Frashërit është rivendosur sërish pasi u shkatërrua ditën e djeshme në parkun e Liqenit. Mësohet se busti dhe pllakat posht tij janë vendosur pasditen e soytme, ndërkohë që ende nuk dihet se kush janë autorët e sulmit. Por kjo nuk është hera e parë që ky bust është sulmuar nga persona të paidentifikuar.

Busti i Mit’hat Frashërit është vepër e skulptorit Agim Rada, e cila u vendos në Tiranë në tetor të vitit 2018. Busti i Mithat Frashërit u vendos krah vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit, në një ceremoni të veçantë më 12 tetor të atij viti

busti i mithat frasherit

Sondazh

Poll