Bota

U arrestua për dezinformim, lirohet gazetari pas 10 ditësh burg: Më në fund, shpresoj mos ta kaloj më këtë situatë

Sinan Aigul ishte personi i parë që u caktua në paraburgim sipas ligjit të miratuar nga parlamenti dy muaj më parë dhe qeveria thotë se qëllimi i saj është të mbrojë qytetarët, por kritikët e saj thonë se ai mund të përdoret për të mbytur mospajtimin.

24 Dhjetor 2022, 18:30 Nga I.A
U arrestua për dezinformim, lirohet gazetari pas 10 ditësh burg:
Sinan Aigul

TURQI- Një gjykatë turke ka urdhëruar lirimin e një gazetari i cili ishte ndaluar në bazë të ligjit të ri të dezinformimit, pas një apeli nga avokati i tij. Sinan Aigul ishte personi i parë që u caktua në paraburgim sipas ligjit të miratuar nga parlamenti dy muaj më parë dhe qeveria thotë se qëllimi i saj është të mbrojë qytetarët, por kritikët e saj thonë se ai mund të përdoret për të mbytur mospajtimin.

Aygul, nga provinca Bitlis me shumicë kurde , postoi në Twitter javën e kaluar se një vajzë 14-vjeçare u sulmua seksualisht dhe se policia dhe ushtarët ishin midis autorëve. Më vonë ai i fshiu postimet dhe kërkoi falje për shkrimin e tyre pa e konfirmuar më parë historinë, por më pas u arrestua.

Në një video të postuar në Twitter të premten vonë mbrëma, ai thotë se u lirua pasi avokati i tij apeloi kundër urdhrit të tij të paraburgimit.

 “Jam sërish i lirë pas 10 ditësh robëri. Shpresoj që as unë dhe asnjë nga kolegët e mi gazetarë të mos e përjetojmë një situatë të tillë”, shtoi ai.

Sipas ligjit të ri, përhapja e informacionit të rremë ose mashtruese dënohet me burgim deri në tre vjet.

sinan aigul

Sondazh

Poll