Bota

FOTO/ Zbulohet fytyra e Shën Nikollës, ja si dukej në të vërtet Santa Claus

Shën Nikolla ishte një peshkop i shekullit të 4-të që i pëlqente të jepte dhurata fshehurazi.

24 Dhjetor 2022, 18:18 Nga I.A
FOTO/ Zbulohet fytyra e Shën Nikollës, ja si dukej në të
Santa Claus

ANGLI- Portreti “më realist” i shenjtorit që u bë Santa Claus është prodhuar në një universitet të Liverpool-it. Shën Nikolla ishte një peshkop i shekullit të 4-të që i pëlqente të jepte dhurata fshehurazi. Reliket e tij shtrihen në Katedralen e Barit në Itali.

Imazhi i tij është krijuar duke përdorur një sistem rindërtimi të fytyrës dhe teknologji interaktive 3D nga Face Lab i Universitetit John Moores të Liverpool. Profesorja Caroline Wilkinson tha se ajo bazohej në "të gjithë materialin skeletor dhe historik" të disponueshëm.

Shenjtori, i cili vdiq në vitin 343, ishte peshkopi grek i Myra. Qyteti, i njohur tani si Demre, shtrihet në bregdetin jugor të Turqisë. Thuhej se ai kishte lënë dhurata sekrete, të tilla si vendosja e monedhave në këpucë që i kishin lënë jashtë, duke e bërë atë model për Babain e Krishtlindjeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

santa claus

Sondazh

Poll