Bota

Tensionet në veri, Kurti: KFOR-i na kërkoi pak kohë për heqjen e barrikadave, por s’mund të tolerojmë deri në pafundësi

Në një konferencë për media, Kurti deklaroi se Kosova nuk mund të tolerojë deri në pafundësi, pasi siç tha, barrikadat po e pengojnë lirinë e lëvizjes.

24 Dhjetor 2022, 17:01 Nga I.A
Tensionet në veri, Kurti: KFOR-i na kërkoi pak kohë për
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të shtunën se edhe pse KFOR-i ka kërkuar pak kohë për heqjen e barrikadave në veri të vendit, tashmë janë bërë dy jave prej kur ato janë vendosur. Në një konferencë për media, Kurti deklaroi se Kosova nuk mund të tolerojë deri në pafundësi, pasi siç tha, barrikadat po e pengojnë lirinë e lëvizjes.

“KFOR-i ka kërkuar pak kohë, por sot janë bërë dy javë prej kur janë vendosur barrikadat. Ato janë duke e penguar lirinë e lëvizjes. Ne i kemi dhënë kohë pikërisht për shkak se liria e lëvizjes është konsideruar vlera themelore nga pikëpamja e KFOR-it”, u shpreh ai.

Tutje, kreu i ekzekutivit tha se pas Krishtlindjeve do të zhvillojë takim me komandantin e KFOR-it, ku do të sqarohet gjithçka.

“Meqë sonte është Krishtlindja, ne shumë shpejt do ta kemi një takim me komandantin e KFOR-it por kjo nuk mund të tolerohet kështu pafundësisht dhe mund të lejojmë që edhe javë të tjera të na kalojnë e të mos kemi liri të lëvizjes. Në atë takim që do të kemi besoj se do të sqarohet gjithçka” tha Kurti.

albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 24 Dhjetor 2022, 14:58 I.A

Sulmi në Paris, autori: Jam rracist

Pamje nga ngjarja FRANCË- Sulmuesi që vrau tre persona më 23 dhjetor në Paris, e pranon se ishte racist. Francezi 69-vjeçar, i c...