Bota

Dimri i acartë kaplon SHBA-të, anulohen qindra fluturime

Stuhia që nisi në fillim të javës, ka rrëzuar linjat e energjisë elektrike, ka mbushur autostrada me pirgje makinash të bllokuara, apo të përfshira në aksidente me pasojë vdekjen, duke krijuar kaos për ata amerikanë që kanë zgjedhur të udhëtojnë për pushime e fundvitit.

24 Dhjetor 2022, 16:31 Nga I.A
Dimri i acartë kaplon SHBA-të, anulohen qindra fluturime
SHBA

SHBA- Këtë fundjavë miliona amerikanë po përballen me stuhi bore, e temperatura tejet të ulta e kërcënuese për jetën, me një shtrirje të paprecedentë, duke goditur pjesën më të madhe të vendit.

Stuhia që nisi në fillim të javës, ka rrëzuar linjat e energjisë elektrike, ka mbushur autostrada me pirgje makinash të bllokuara, apo të përfshira në aksidente me pasojë vdekjen, duke krijuar kaos për ata amerikanë që kanë zgjedhur të udhëtojnë për pushime e fundvitit. Po kështu me qindra fluturime janë anuluar.

Moti i keq shoqëruar me stuhi të acartë është i pashembullt për nga shtrirja e tij, duke nisur prej kufirit me Kanadanë, deri në Rio Grande përgjatë kufirit me Meksikën. Rreth 60% e popullsisë amerikane ka marrë paralajmërime lidhur me motin e keq.

Marrë nga VOA

dimri i acarte ne shba

Sondazh

Poll

Bota 24 Dhjetor 2022, 14:58 I.A

Sulmi në Paris, autori: Jam rracist

Pamje nga ngjarja FRANCË- Sulmuesi që vrau tre persona më 23 dhjetor në Paris, e pranon se ishte racist. Francezi 69-vjeçar, i c...