Bota

Petkoviç: Ne respektojmë KFOR-in dhe EULEX-in, por nuk është punë e tyre heqja e barrikadave

Në përgjigje të njoftimeve të zyrtarëve kosovarë se do të heqin barrikadat nëse KFOR-i dhe EULEX-i nuk e bëjnë këtë, Petkoviç thotë se Kurti nuk duhet të luajë me "kokat serbe”.

24 Dhjetor 2022, 16:11 Nga I.A
Petkoviç: Ne respektojmë KFOR-in dhe EULEX-in, por nuk
Petar Petkoviç

SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviç tha sot se populli serb në veri të Kosovës e respekton Forcën Paqeruajtëse Ndërkombëtare KFOR-in dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit EULEX, por se nuk është detyrë e tyre të heqin barrikadat.

“Ne nuk kemi asgjë kundër tyre që të jenë në veri të Kosovës, ata duhet të jenë aty për të mbrojtur popullin serb. Ata nuk janë aty për të hequr barrikadat dhe është një deklaratë e mirë e komandantit të KFOR-it që çështja duhet të zgjidhet me dialog, asgj. me forcë, asgjë sic e kërcënon kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, tha Petkoviç.

Në përgjigje të njoftimeve të zyrtarëve kosovarë se do të heqin barrikadat nëse KFOR-i dhe EULEX-i nuk e bëjnë këtë, Petkoviç thotë se Kurti nuk duhet të luajë me "kokat serbe”.

"Një pikë gjaku i derdhur mund të na çojë në një spirale dhune dhe kjo sigurisht që nuk na duhet. Ne jemi ata që gjithmonë avokohemi për paqen dhe si të ruajmë jetën e njerëzve tanë në Kosovë. Është e vështirë, por është detyra jonë të mbrojmë popullin tonë”, ka theksuar Petkoviç.

petar petkoviç tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 24 Dhjetor 2022, 14:58 I.A

Sulmi në Paris, autori: Jam rracist

Pamje nga ngjarja FRANCË- Sulmuesi që vrau tre persona më 23 dhjetor në Paris, e pranon se ishte racist. Francezi 69-vjeçar, i c...