Bota

Afrika e Jugut/ Nigeria do të kthejë në atdhe 600 qytetarë mes dhunës barbare

9 Shtator 2019, 16:50 Nga DOSJA
Afrika e Jugut/ Nigeria do të kthejë në atdhe 600 qytetarë

NIGERI- Nigeria ka deklaruar se do të kthejë në atdhe rreth 600 qytetarë nga Afrika e Jugut pas një vale dhune barbare e cila çoi në tensione midis dy vendeve.

Disa prej tyre do të nisen në dy fluturime të mërkurën, tha për  BBC Konsulli i Përgjithshëm i Nigerisë në Johannesburg.

Dhjetë persona, përfshirë dy të huaj, u vranë në qytet javën e kaluar kur turmat sulmuan bizneset me pronësi të huaj.

Sulmet filluan pasi shoferet e kamionëve organizuan një grevë për të protestuar kundër punësimit të të huajve në vend.

Afrika e Jugut është bërë një magnet për migrantët nga pjesët e tjera të Afrikës pasi ajo ka një nga ekonomitë më të mëdha dhe më të zhvilluara të kontinentit.

Por ka edhe papunësi të lartë në vend dhe disa njerëz mendojnë se të huajt po iu marrin punën atyre.

Konsulli i Përgjithshëm i Nigerisë, Godwin Adama tha se vetëm ata që ishin të shqetësuar si rezultat i sulmeve do të largoheshin nga vendi.

Ndërkohë, Abike Dabiri, kryetarja e Nigerisë në Komisionin e Diasporës, tha se qeveria nuk do të sigurojë ndihmë financiare për ata që largohen nga Afrika e Jugut.

Në një deklaratë për shtyp, ajo tha se qeveria Nigeriane do të vazhdojë t’i mbajë përgjegjësitë që i takojnë dhe këmbëngul që ajo të paguajë kompensim për qytetarët e saj.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 600 qytetarë do të kthehen në atdhe afrika e jugut nigeri 600 qytetarë do të kthehen në atdhe afrika e jugut nigeri

Sondazh

Poll