Aktualitet

Vrau në Prekal turistët çekë, Sokol Mjacaj humb betejën në Gjykatën Kushtetuese

Në një tjetër argument ai parashtron i njëjti gjyqtar që ka marrë pjesë në një gjykim tjetër, ka qenë kryesues edhe në çështjen e shqyrtimit të kërkesës.

24 Dhjetor 2022, 14:28 Nga k.m.
Vrau në Prekal turistët çekë, Sokol Mjacaj humb
Sokol Mjacaj

TIRANË- Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi çështjen e Sokol Mjacaj. Sokol Mjacaj, autori i vrasjes së dy turistëve çekë në zonën e Prekalit në Shkodër në korrik të vitit 2015 i ishte drejtuar me një kërkesë-ankimim Gjykatës Kushtetuese, teksa pretendon se procesi gjyqësor ndaj tij ka qenë i paragjykuar dhe se për atë aryse nuk i ishte aplikuar gjykimi i shkurtuar. Kjo edhe pse e kishte pranuar vrasjen. 

Në një tjetër argument ai parashtron i njëjti gjyqtar që ka marrë pjesë në një gjykim tjetër, ka qenë kryesues edhe në çështjen e shqyrtimit të kërkesës.

Por nisur nga këto rrethana, kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk i ka pranuar kërkesat e Sokol Mjacajt me pretendimin se kjo kërkese e tij është gjykuar në një gjykatë të zakonshme dhe të Lartë.

Sokol Mjacaj u dënua me burgim të përjetshëm në nëntor të vitit 2015. Sipas Policisë, 20-vjeçari kishte takuar në rrugë dy turistët çekë, Mikael Svatos dhe Ana Kosinova. Ai kishte hipur në makinën e tyre duke i kërcënuar me armë në rrugën Dukagjin – Shkodër. Vrasjen e çiftit i riu deklaroi se e kreu nga frika pasi 27-vjeçari Svatos kishte tentuar t'i merrte armën gjatë udhëtimit, por në të vërtetë të gjithën e bëri për të grabitur çiftin.

sokol mjacaj

Sondazh

Poll