Aktualitet

Arrestohen 2 persona në Lezhë, u kapën me drogë, armë dhe municion luftarak në makinë! Nën hetim 20-vjeçari që nuk kallëzoi shokët

Në hetim është vënë pasagjeri tjetër, pasi dyshohet se duke patur dijeni për veprimtaritë kriminale të shtetasve me të cilët shoqërohej, nuk ka kallëzuar.

24 Dhjetor 2022, 13:00 Nga k.m.
Arrestohen 2 persona në Lezhë, u kapën me drogë, armë
Arma e sekuestruar

LEZHË- Dy persona të identifikuar si Besmir Rama dhe Xhovani Ivanaj kanë rënë në prangat e Policisë së Lezhës pasi u kapën me drogë, armë dhe municion luftarak. Në rrugën dytësore për në Ishull-Shëngjin, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe kanë ndaluar për kontroll, automjetin tip "Golf", me drejtues Xhovani Ivanaj ndërsa pasagjerë ishin Besmir Rama dhe një tjetër. Në pranga ka rënë edhe drejtuesi i automjetit, Ivanaj, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Në hetim është vënë pasagjeri tjetër, pasi dyshohet se duke patur dijeni për veprimtaritë kriminale të shtetasve me të cilët shoqërohej, nuk ka kallëzuar se po qarkullonin me armë. Ndërsa Rama ka tentuar të largohet, por është kapur dhe neutralizuar menjëherë nga shërbimet e Policisë, të cilat i gjetën në tokë, të mbuluar me trup, një armë zjarri pistoletë, me fishekë në të. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Lezhë/Sekuestrohen armë, drogë dhe municion luftarak. Finalizohet operacioni policor i koduar "Muzgu", i zhvilluar nga Forca e Posaçme "Shqiponja" dhe Komisariati i Policisë Lezhë. Mbante me vete armë zjarri pistoletë, teksa qarkullonte me automjet, me 2 shtetas të tjerë, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari. Në pranga edhe drejtuesi i automjetit, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Në hetim, pasagjeri tjetër, pasi dyshohet se duke patur dijeni për veprimtaritë kriminale të shtetasve me të cilët shoqërohej, nuk ka kallëzuar.Shërbimet e Policisë së Lezhës, në vijim të operacioneve për goditjen e paligjshmërive në çfarëdo forme të shfaqjes së tyre, të  mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Muzgu”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën dytësore për në Ishull-Shëngjin, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe kanë ndaluar për kontroll, automjetin tip "Golf", me drejtues shtetasin Xh. I. dhe me pasagjerë, shtetasit B. R. dhe G. U. Në momentin e ndalimit, shtetasi B. R. ka tentuar të largohet, por është kapur dhe neutralizuar menjëherë nga shërbimet e Policisë, të cilat i gjetën në tokë, të mbuluar me trup, një armë zjarri pistoletë, me fishekë në të. Në vijim, gjatë kontrollit të imtësishëm në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, u gjet edhe një sasi municioni luftarak.

Në kuadër të operacionit “Muzgu”, u ushtrua kontroll edhe në banesat e të arrestuarve dhe si rezultat, në një automjet të parkuar brenda rrethimit të banesës së shtetasit Xh. I., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Në përfundim të veprimeve hetimore në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. M., 30 vjeç, banues në Shëngjin, për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", dhe Xh. I., 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. U., 20 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit”.

operacioni muzgu xhovani ivanaj besmir rama

Sondazh

Poll