Aktualitet

Nis tërheqja e ujit në Shkodër/ 950 hektarë toka të përmbytura, probleme me ujësjellësin dhe në rrugën e Obotit

Bashkia e Shkodrës bën me dije aktualisht se sipërfaqja totale e përmbytur është 950 hektarë.

24 Dhjetor 2022, 13:24 Nga k.m.
Nis tërheqja e ujit në Shkodër/ 950 hektarë toka të
Foto ilustruese

SHKODËR- Qarku i Shkodrës vijon të jetë nën pushtetin e ujit, por vihet re tërheqja e lartë e tij. Në njoftimin e bërë, Bashkia e Shkodrës bën me dije aktualisht se sipërfaqja totale e përmbytur është 950 hektarë, edhe pse janë 400 ha më pak se disa ditë më parë sërish ka probleme. "Ujësjellësi Oblika 1" është jashtë funksionit, ndërsa në njësinë administrative Dajç rruga Darragjat-Shirq është e kalueshme, ndërsa në rrugën e Obotit nuk kalohet me automjet të vogla.

NJOFTIMI I BASHKISË SË SHKODRËS

Situata në Bashkinë Shkodër nga raportimet e datës 24.12.2022 është si më poshtë:

1.Kuota Drin 6.00 m nga 7.50 m kuota max

2.Kuota Liqen 8.40 nga 8.70 m kuota max

Bashkia Shkodër, tokë e përmbytur 950 Ha total, ka rënie prej 400 Ha me orën 08.00 të ditës së djeshme. Banesa me prezencë uji në oborre e stalla në total 8.

Nj. A. Ana Malit ka përmbytje në një sip prej 800 Ha. Në rrugën e Obotit nuk kalohet (niveli 40 cm, ka rënie me 10 cm nga dita e premte) kalueshmëria vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake (2 mjete të kalueshmërisë së lartë, 8 efektivë të FA)

Ujësjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit.

Nj. A. Dajç, rruga Darragjat-Shirq është e kalueshme, nuk ka prezencë uji, në vendin e quajtur Urrelat sipërfaqja e tokës së përmbytur është 150 Ha Dje (të premten) janë shpërndarë 360 bidona me ujë të pijshëm në fshatin Oblikë, nga Bashkia Shkodër. Strukturat e EC të Bashkisë Shkodër janë prezente në terren.

bashkia e shkodrës shkoder

Sondazh

Poll