Aktualitet

Aksident në Sarandë/ Makina përplas të miturën në lagjen Nr. 1, 8-vjeçarja i iku të ëmës nga duart, ia hedh pa shumë lëndime

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12.10 të mesditës së sotme, ku 22-vjeçari i identifikuar me inicialet M.M., duke drejtuar automjetin tip "Hyndai", ka aksidentuar në rrugë, fëmijën, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

24 Dhjetor 2022, 12:53 Nga k.m.
Aksident në Sarandë/ Makina përplas të miturën në
Pamje nga vendi i ngjarjes

SARANDË- Një 8-vjeçare është në gjendje të rëndë pasi është aksidentuar nga një mjet teksa po kalonte rrugën me gjyshen e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12.10 të mesditës së sotme,  pasi ishte shkëputur pak nga e ëma, 8-vjeçarja është goditur nga automjeti që drejtohej nga Myftar Marku, banues në Ksamil. Ndërkohë, mësohet se vajza ndodhet jashtë rrezikut në spitalin e Sarandës. Ndërsa Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:10, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi M. M., 22 vjeç, banues në Ksamil, duke drejtuar automjetin tip "Hyndai", ka aksidentuar në rrugë, një fëmijë 3 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

sarande

Sondazh

Poll