Art&Argëtim

Në festën private të Beyonce-s, Rihanna-s iu desh të shoqërohej nga dy ish të dashurit e saj

26 Shkurt 2019, 13:27 Nga DOSJA
Në festën private të Beyonce-s, Rihanna-s iu desh të

Pas ndarjes së çmimeve në mbrëmjen e madhe të Oscars 2019, ashtu si çdo vit organizohet festa e gjithë personazheve së bashku, ashtu ndodhi edhe këtë edicion. Beyonce dhe Jay- Z menduan të kishin festën e tyre personale pas ceremonisë së çmimeve. Kështu ata u siguruan të ofronin një ambient të rehatshëm, pa kamera e celularë dhe nën praninë e ajkës së Hollywood- it. Të ftuarit  e kësaj mbrëmje ishin të shumtë, duke filluar me Rihanna-n, DiCaprio, Drake, Katy Perry, JLo dhe Arod, John Legend dhe Chrissy Teigen, Usher, Adele, Michale B. Jordan, Natalie Portman. Brenda festës pati edhe disa të papritura, siç ishte rastësia e dy ish të dashurve të Rihanna-s, të cilët qëndruan për disa orë me njeri-tjetrin.

“Beyonce dhe Jay- Z u kërkuan të ftuarve të mos postonin asnjë foto. Ata dëshironin që VIP- at të ndiheshin rehat dhe mbi të gjitha të ishin vetvetja. Siguria në hyrjen kryesore qe tepër e rreptë dhe vetëm të ftuarit e miratuar nga bashkëshortët mund t’i bashkoheshin festës. Nëse ndonjë i famshëm kishte ardhur bashkë me ndonjë asistent që nuk rezultonte i regjistruar në listë, nuk mund të futej dot.”-  tregoi një burim për “US Weekly”.

Burimi: Vulture

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz beyonce dhe jay z festa private e beyonce oscars after party beyonce dhe jay z festa private e beyonce oscars after party

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 26 Shkurt 2019, 06:15

Shenjat më me fat sot. Horoskopi 26 shkurt 2019

Dashi Mos kaloni ditë duke zgjidhur problemet e të tjerëve. Duke vepruar kështu do t’ju digjen disa shanse që vijnë vetëm një herë. Përpiquni të mos jeni pesimi...