Aktualitet

Google po ndjek drejtpërdrejt udhëtimin e Babagjyshit nëpër botë

Kështu që Google po u jep përdoruesve të saj mundësinë për të parë drejtpërdrejt udhëtimin e Santa Claus për të shpërndarë dhuratat e Krishtlindjeve.

24 Dhjetor 2022, 11:41 Nga k.m.
Google po ndjek drejtpërdrejt udhëtimin e Babagjyshit nëpër
Foto ilustruese

Santa Claus ka nisur rrugëtimin e tij të gjatë për të shpërndarë dhuratat e Krishtlindjeve për fëmijët në të gjithë planetin dhe për një vit tjetër Google po ndjek ecurinë e tij live përmes aplikacionit Santatracker. Kështu që Google po u jep përdoruesve të saj mundësinë për të parë drejtpërdrejt udhëtimin e Santa Claus për të shpërndarë dhuratat e Krishtlindjeve.

Google po ndjek drejtpërdrejt udhëtimin e Babagjyshit nëpër

Platforma, përveçse ndjek personazhin e preferuar të fëmijëve, numëron edhe sa dhurata (hipotetike) ka bërë Babadimri.

Santa Tracker përfshin gjithashtu shumë mini lojëra për fëmijë, përralla, një oxhak virtual, ju jep mundësinë të bëni një selfie me Santa Claus, të vizatoni një kukudh, të mësoni për traditat e ndryshme të Krishtlindjeve në mbarë botën.

google santa claus

Sondazh

Poll