Aktualitet

Zvërnec, gjendet një trup i pajetë në kanalin e ujërave të zeza, ende nuk është identifikuar

Deri më tani, nga informacionet paraprake dyshihet se personi i pajetë, rreth 70 vjeç ishte endacak. 

24 Dhjetor 2022, 11:27 Nga k.m.
Zvërnec, gjendet një trup i pajetë në kanalin e ujërave
Kanali i ujrave të zeza

VLORË- Një kufomë është gjetur në kanalin e ujërave të zeza, por ende nuk është identifikuar. Deri më tani, nga informacionet paraprake dyshihet se personi i pajetë, rreth 70 vjeç ishte endacak. 

Ai është dërguar në morg dhe priten rezultatet e autopsisë për të mësuar shkaqet e vdekjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në ujë, një shtetas rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e viktimës.

zvërnec

Sondazh

Poll