Bota

Presidentja e re e Sllovenisë merr detyrën

Nataša Pirc Musar ka nisur sot mandatin e saj pesëvjeçar, duke mbërritur në pallatin presidencial në mëngjes, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Aleš Musar.

23 Dhjetor 2022, 21:38 Nga k.m.

 

Presidentja e re e Sllovenisë merr detyrën
Nataša Pirc Musar

 

SLLOVENI- Presidentja Nataša Pirc Musar mori sot zyrtarisht detyrën, me një ceremoni dorëzimi nga paraardhësi i saj Borut Pahor, i cili kështu përfundoi mandatin e tij të dyfishtë në krye të vendit. Pas betimit të djeshëm në Parlament, Pirc Musar ka nisur sot mandatin e saj pesëvjeçar, duke mbërritur në pallatin presidencial në mëngjes, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Aleš Musar.

Presidentja e re, inspektoi ushtarët e ushtrisë sllovene të cilët prisnin që ajo të bënte nderimet e saj përpara se të hynte në rezidencën e saj të re për një intervistë private me Pahor. Hapi dhe rrjetin e saj social: Ky profil tani e tutje është i destinuar për komunikim me të gjithë ju. Ju bëj thirrje që të flisni mirë, fjala është si guri, kudo që bie, lë gjurmë.

Njoftimi i saj i parë presidencial u prit me reagime të ndryshme. Shumë e uruan për marrjen e detyrës, por disa këmbëngulën se ajo i bllokoi në të kaluarën./slovenskenovice.si

nataša pirc musar slloveni

Sondazh

Poll