Bota

DETAJE nga ngjarja e rëndë në Tetovë/ 17-vjeçarja vret të dashurin e mitur, donte ta digjte, por trupin ia hodhi në lumë, rrëfimi: Po, e vrava!

17-vjeçarja është arrestuar si e dyshuar kryesore, pasi viktima u gjet vetëm një ditë pasi u shpall i zhdukur nga familja i hedhur në një lumë pranë fshatit.

23 Dhjetor 2022, 18:42 Nga k.m.
DETAJE nga ngjarja e rëndë në Tetovë/ 17-vjeçarja
Foto ilustruese

TETOVË- Një krim i rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Rogël të Tetovës në Maqedoninë e Veriut, ku një e mitur ka vrarë të dashurin e saj, vetëm 16 vjeç. 17-vjeçarja është arrestuar si e dyshuar kryesore, pasi viktima u gjet vetëm një ditë pasi u shpall i zhdukur nga familja i hedhur në një lumë pranë fshatit. Policia konfirmoi se ka ndaluar vajzën pas marrjes në pyetje, ndërsa burimet nga uniformat blu e kanë pranuar krimin e rëndë. 

“Gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor të Tetovës janë thirrur dy të mitur, prej të cilëve njëra është vajzë 17-vjeçare, që ka pranuar se është kryerëse e veprës, kështu që pas dokumentimit të plot të rastit gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë ka caktuar masën paraburgimi ne afat prej 30 ditëve, e njëjta është dërguar në burgun e Shkupit për të vuajtur masën e paraburgimit,”- tha Fatmir Rexhepi zëdhënës i sektorit për punë të brendshme në Tetovë.

Prokuroria e Tetovës sqaroi se si ka ndodhur ngjarja e rëndë. 

“Pas një debati verbal në makinë në afërsi të vendit të quajtur “Banjiçe”, ajo e ka goditur disa herë me mjet të mprehtë në kokë viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda, të rrezikshme për jetën. Më pas ajo e ka hedhur në lumin Shkumbin dhe personi është gjetur i vdekur në lumë”.

Gjykata Themelore e Tetovës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë që vajza e re të qëndrojë të paktën 30 ditë në burg si masë paraprake, ndërkohë që ajo është dërguar tashmë në burgun e Shkupit. Ndërkohë që vrasja në Tetovë ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale, për shkak të moshës të të dy personave të ngjarjes, vetëm 16 dhe 17 vjeç.

Ngjara e rëndë ka ndodhur dje, pasi e mitura tanimë e arrestuar, fillimisht ka goditur tanimë të ndjerin 16 vjeç me mjet të mprehtë, ndërsa më pas, me disa fasho e la lidhur tek sendilja e makinës. Po ashtu, nga organet e ndjekjes bëhet e ditur se gjatë kryerjes së krimit është përdorur edhe lëndë djegëse me të cilën, autorja ka tentuar që ti vë flakën viktimës, por ka ndërruar mendje. E ka nxjerrë nga makina dhe 100 metra më poshtë ka hedhur në shtratin e lumit Shkumbin. Nga policia e Tetovës dyshojnë për përfshirje të edhe një personi të tretë në ngjarjen makabre, por deri më tani nuk ka asnjë emër.

prokuroria e tetovës tetove

Sondazh

Poll