Bota

VIDEO- Në mes të dëborës dhe të ftohtit, reporteri ankohet live: Dua të jem në redaksi, me kondicioner

Ai thotë se mund të jetë një lojë kundrejt tij, pasi e kanë “detyruar” që të raportojë në të ftohtë, kur ai do të donte të ishte në studio me kondicioner.

23 Dhjetor 2022, 21:16 Nga A.B
VIDEO-  Në mes të dëborës dhe të ftohtit, reporteri
Mark Woodley

SHBA- Reporterit sportiv Mark Woodley iu kërkua të mbulonte stuhinë e dimrit të ardhshëm në Waterloo. Ai bëri disa lidhje direkte me emisionin e mëngjesit, por në vend që të merrej me motin, ai e shpenzoi kohë e tij duke u ankuar, raporton 'Usatoday'.

Ai thotë se mund të jetë një lojë kundrejt tij, pasi e kanë “detyruar” që të raportojë në të ftohtë, kur ai do të donte të ishte në studio me kondicioner. Në një moment reporteri thotë se gati nuk po e ndjen më fytyrën e tij dhe se është i lumtur që i erdhi fundi raportimit.

"A mund të kthehem në punën time të zakonshme? Jam shumë i sigurt, Ryan, se ju djema i keni shtuar një orë shtesë këtij emisioni vetëm sepse dikujt i pëlqen të më torturojë."

mark woodley

Sondazh

Poll